Sara Hoxha vajzë me fat, Ledri Vula tregon se është djalë për shtëpi

Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, që do vijë në jetë dita-ditës.

Dhe këngëtari ka treguar se jo vetëm është një baba i përkushtuar por edhe “një djalë për shtëpi”.

Ai postoi një foto teksa lante dhëmbët dhe njëkohësisht po hekuroste një peshqir.

“Djalë për shtëpi 😬”- shkroi këngëtari, krahas imazhit.

Pak ditë më parë, Sara Hoxha i bëri një lojë Ledri Vulës duke u shtirur sikur i plasën ujërat për të parë reagimin e tij.

Teksa nuk dinte çfarë të bënte, këngëtari përpiqej të qetësonte partneren me fjalë të ëmbla dhe përkëdhelje.

/Panoramaplus.al