Burri që “çmendi” botën me ngjyrat e fustanit përfundon në burg, ja arsyeja

Burri që u bë i famshëm falë fustanit viral është deklaruar fajtor për dhunë në familje. Keir Johnston pranoi se tentoi që të mbyste gruan e tij. 38-vjeçari u paraqit në Gjykatën e Lartë të Glasgow të enjten, ku u deklarua fajtor për dhunën ndaj të shoqes, Grace Johnston.

Gjykata urdhëroi arrestimin e tij deri në shpalljen e vendimit, që është vendosur të jepet më 6 qershor. Në fakt, ky nuk ishte një incident i izoluar, pasi Johnston ka histori abuzimi edhe më parë në familjen e tij, por mesa duket gjërat nuk kanë qenë kurrë kaq keq. Çifti u bë i famshëm në rrjet, pasi postuan një foto të një fustani që ngjalli debat për ngjyrat e tij të vërteta.

Disa persona e shihnin blu e zi, ndërsa të tjerë bardhë e flori. Megjithatë, publiciteti i përkohshëm për çiftin mori fund dhe pak kohë më pas u zbulua se jeta e tyre së bashku nuk ishte aspak e qetë.

Johnston, midis prillit 2019 dhe marsit 2022, akuzohet se ka shtyrë gruan e tij, duke i bërtitur, duke e kërcënuar me thikë se do ta vriste.Pak kohë më vonë, ai e tërhoqi zvarrë në një bar, pasi ajo refuzoi që të largohej me të. Por dhuna e tij duket se kapi kulmin kur ai u përpoq që ta mbyste.

Ora News