Rreth Nesh

“Story” është revista online më e njohur e botës së showbizit në Shqipëri, që informon dhe diskuton jetën e personaliteteve më të pëlqyer dhe të ndjekur nga publiku.

Në shkrimet e saj, personazhet janë protagonistë të spikatur në vend dhe jashtë Shqipërisë, duke filluar nga bota e spektaklit, e deri tek politika, sportet, moda apo stili i jetesës. Kujdesi ndaj cilësisë së fotografive e videove profesionale, fotove të paparazzit, kërkimi i vazhdueshëm i lajmit të veçantë, dhe mbi të gjitha marrëdhënia ekskluzive me të famshmit, e bën këtë revistë unike, të besueshme dhe shumë të ndjekur nga lexuesit.

Duke bërë emër të menjëhershëm në tregun mediatik, falë formulës origjinale dhe vërtetësisë së informacionit, “Story” sjell histori të jetës së përditshme të personazheve publikë, me seksione të veçanta dedikuar modës dhe bukurisë. Protagonistët e eventeve më të bujshme në vend, vijnë përmes syrit kritik, ndërsa rrëfimet ekskluzive i sjellin vetë VIP-at, nëpërmjet rubrikës autentike “My Story”.

Gjithkush e ka një histori personale për të rrëfyer, ndaj të famshmit ia besojnë sekretet revistës “Story”!