Zelensky njofton raundin e dytë të bisedimeve me Rusinë

Raundi i dytë i negociatave ndërmjet delegacioneve të Ukrainës dhe Federatës Ruse do të zhvillohen në të ardhmen e afërt.

Kështu thuhet në mesazhin e Zyrës së Presidentit në rrjetin social Facebook.

“Delegacionet ukrainase dhe ruse, të cilët u takuan pranë kufirit ukrainas-bjellorusi, zhvilluan raundin e parë të negociatave për të gjetur gjuhën e përbashkët për një armëpushim të hershëm dhe për t’i dhënë fund armiqësisë”, thuhet në status.

Sipas zyrës së presidentit ukrainas, palët diskutuan në detaje një sërë temash kyçe për të cilat kanë perspektiva për të gjetur zgjidhje të pranueshme reciprokisht.

“U mor një vendim për të hyrë menjëherë në konsultime shtesë në kryeqytetet e shteteve. Pas kësaj, raundi i dytë i negociatave midis palëve ukrainase dhe ruse duhet të zhvillohet në të ardhmen e afërt”, theksohet në raport.

Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Federatës Ruse, të cilët u takuan në kufirin ukrainas-bjellorusi, u kthyen në Kiev dhe Moskë për konsultime pas negociatave./revistawho.com