Çfarë po ndodh? Top Channel padit Olsi Bylykun

Që prej daljes së tij nga shtëpia e ‘Big Brother Vip 3’, nuk ka ndalur nga thumbimet dhe ironitë drejtuar medias Top Channel.

Madje, para dy ditësh ka publikuar një këngë titulluar ‘Pikë’, që ndër të tjera përfshihet edhe Top Channel: ‘Mos bab, mos reago ashtu se të duhet Topi’.

Ndërsa sot, me anë të një story në ‘Instagram’ Olsi Bylyku publikoi një fletë-thirrje ku shkruhet se Top Channel e ka paditur për shkaktim dëmi.

Ndërsa mbi fotografi, Olsi Bylyku ka shkruar me ironi ‘Gabim i madh shumë’.

classlifestyle