Mallkimi i familjes Carter, nga 5 fëmijë, vetëm 2 jetojnë ende: Çfarë ndodhi me Nick-un e Backstreet Boys!

Prej 11 vitesh tashmë, Nick Carter i Backstreet Boys ka jetuar një dramë të vazhdueshme: artisti është pjesë e një familjeje jofunksionale me 5 vëllezër e motra, nga të cilët, sot, vetëm dy janë gjallë – ai dhe motra e tij, Angel. Tre të tjerët, kanë vdekur nga mbidoza droge. E para që humbi jetën ishte Leslie Carter, e cila vdiq në 2012-tën në moshën vetëm 25 vjecare.

Më pas, në vitin 2022, Aaron Carter, i cili u mbyt në vaskë në moshën 34-vjeçare, edhe ai për shkak të drogës. Vitin e kaluar, Bobbie Jean pësoi të njëjtin fat si vëllai e motra e saj: një mbidozë i mori jetën në moshën 41-vjeçare.

Angel, e cila është motra binjake e Aaron, foli hapur në një intervistë të fundit për problemet e familjes së tyre. “Këtu ka padyshim një ngërc mosfunksionimi brezash…Teksa rriteshim, ka qenë një kohë kur ishim një familje e lidhur shumë ngushtë… kishte shumë dashuri. Por edhe shumë kaos në të njëjtën kohë”, u shpreh ajo. “Prindërit e mi grindeshin gjatë gjithë kohës. Vetëm mosfunksionim në shtëpi. I pakufizuar. Asnjë stabilitet. Askush nuk fliste. Ndjesia që unë kisha krijuar ishte nëse do të përballesha me një problem. Thjesht ndjeva sikur nëse do të kisha një problem, nuk do të kisha asnjë mbështetje nga prindërit e mi”, tha motra e Nick Carter. E pyetur nëse fama i ka acaruar problemet familjare, Angel u përgjigj kategorikisht “po”. Nick Carter u kthye në një superstar global me Backstreet Boys në fund të viteve ’90, dhe në fillim të viteve 2000, i vëllai Aaron ndoqi hapat e tij.

Bordo