Një përmbledhje e rastit të 3-vjeçarit që pretendohet se është rrëmbyer nga gjyshërit
Një vajzë 23-vjeçare, Ille Gjuni, denoncoi vjehrrit e saj në policinë e Durrësit dhe i akuzoi se i kanë rrëmbyer djalin e mitur 3 vjeç. Ajo tha se pas vdekjes së të shoqit në aksident automobilistik, e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më tek e ëma. Me lot…
Qindra policë ZVICERANË prishin “Bajram Party”, arrestojnë Soni Malajn, Sinan Vllasaliun dhe Don Phenom! Ja për se i akuzuan
Një “BajramParty” i madh do të mbahej me 13 prill në Zvicër ku do performonin emra të njohur të muzikës shqiptare, por ka dështuar. Kjo pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtar të njohur të skenës muzikore. Gazeta Insajderi përmes burimeve të sigurta ka mësuar se të arrestuarit janë: Sinan Vllasaliu, Soni…
Vrau gruan një ditë më parë, ndahet nge jeta e ëma e autorit të dyshuar të ngjarjes
Edmond Lajqi nga Peja vrau një ditë më parë gruan e tij me armë zjarri. Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, siç raportojnë mediat në Kosovë, ndërroi jetë e ëma e të dyshuarit, Zyrafete Lajqi. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Ndaj Edmond Lajqit është…
Zbuloni cila është jaka e duhur sipas formës së trupit tuaj
Ashtu sikurse prerja e duhur e flokëve sipas formës së fytyrës ndikon në dukjen tuaj, të veshesh gjënë e duhur sipas formave të trupit është gjithashtu një pjesë e rëndësishme e të dukurit mirë. Nëse dëshironi të kuptoni cila është jaka që ju rri më mirë me formën e trupit tuaj, në listën e mëposhtme do të gjeni hapjen ideale të bluzës që duhet të vishni për t’u dukur sa më interesante.
Gjoks i madh, jakë rrumbullake Fakti që ju thonë gjithë kohës se nuk duhet të vishni veshje me jakë “V” sepse gjoksi ju duket shumë voluminoz, nuk do të thotë që patjetër duhet të vishni bluza apo fustane të mbyllur. Jaka rrumbullake është e duhura. Nje zgjedhje e artë mes jakës së mbyllur dhe asaj shumë të ekspozuar.
Tors i shkurtër, jakë në formë “V” Diskutimi këtu është që ta bëni pjesën e sipërme të trupit të duket më e gjatë dhe trupi juaj të evidentojë format më të mira të mundshme. Një jakë elegante me hapje në formë “V” është zgjedhja e duhur.
Tors i gjatë, jakë e mbyllur në formë syri ose ajo katrore Vajzat me tors të gjatë duhet të bëjnë ekzaktësisht të kundërtën e asaj që bëjnë ato me tors të shkurtër. Duhet të krijoni iluzionin e një trupi jo shumë të gjate. Gjithashtu jaka katrore është një opsion shumë i mirë dhe duhet të konsideroheni me fat që në vitin 2020 është një nga tendencat kryesore.
Shpatulla të gjera, jakë e mbyllur Nëse jeni gjatë gjithë kohës në përpjekje për t’u dukur me shpatulla më të vogla, harrojini veshjet e hapura që e identifikojnë më shumë këtë pjesë të trupit tuaj.
Gjoks i vogël, jakë e mbyllur rreth qafës Nëse dëshironi të “rrisni” volumin në gjoks, duhet të shihni patjetër për jaka të mbyllura, jaka me papiona dhe bluza me printe e ngjyra të forta.