Zbulohet lidhja e Majk me “Miss Universe”

Majk e kemi ditur për një kohë të gjatë ‘single’, por statusi i reperit duket se ka ndryshuar. Ai është në një lidhje me “Miss Universe Kosova”, Blerta Veselin.

Postimet e përbashkëta në Instagram e kanë vërtetuar edhe më shumë këtë gjë. Në foton e publikuar nga Majk, mbi tryezë shihet një çantë femre. Ndërsa, postimi i Blertës tregon një pjesë të lokalit, duke e bërë të qartë se dyshja kanë vendosur ta kalojnë darkën bashkë. Mesa duket, Majk ka vendosur t’i japë fund statusit ‘single’, ndërsa vetë reperi nuk ka reaguar lidhur me lajmet që po qarkullojnë për të. Megjithatë ‘ngacmimet’ në Instagram tregojnë se jeta private e Majk ka ndryshuar së tepërmi.

Kur vjen puna tek kjo e fundit, reperi tregohet gjithmonë ‘hermetik’. Por, Blerta duket se ia ka vjedhur zemrën. Për detaje, presim ditët në vijim! /News31