Zbulohet e dashura e Princ William, e vërteta del në librin e fundit për Familjen Mbretërore

Para se Princi William të martohej me Kate Middelton ka përjetuar një tjetër histori dashurie. Në librin e fundit të shkruar për Familjen mbretërore thuhet se vajza që i kishte rrëmbyer zemrën quhej Arabella Musgrave.

Prince-William-2

Dyshja ishin mjaft të dashuruar dhe thuhet se shkak për ndarjen u bë Kate. Familja mbretërore dëshironte me çdo kusht Kate si nusen e tyre të ardhshme dhe bënë të pamundurën për ta bindur princin, shkruan Who. Në libër shkruhet se Arabella ishte një vajzë e hijshme dhe shumë e bukur, prandaj edhe William u dashurua me të. Çifti kalonin së bashku një pjesë të mirë të kohës dhe preferonin më shumë të dilnin në ambiente të qeta për të shkëmbyer biseda romantike.

Prince-William-1