Zbulohet çmimi i madh i ‘Big Brother Vip Kosova’, është marramendës

“Big Brother Vip” do të nisë së shpejti edicionin e parë edhe në Kosovë dhe disa prej detajeve të para janë zbuluar tashmë. Puna ka nisur për produksionin dhe aktorët pjesëmarrës për të sjellë në vjeshtë një spektakël të përmasave të mëdha.

Në një kohë kur kanë nisur të lakohen e konfirmohen emrat e parë që mund të jetë pjesë e spektaklit, moderatori Alaudin Hamiti, i cili është edhe prezantuesi i BBV, ka zbuluar edhe shumën marramendëse që do të fitojë fituesi – plot 200 mijë euro.

Në postimin e fundit, Hamiti ka zbuluar sa fituesi i edicionit të parë të BBV në Kosovë do të fitojë dyfish më shumë se BBV në Shqipëri.

Me siguri, shifra do të joshë edhe personazhe të tjerë të njohur të ekranit, të cilët do t’i bashkohen në vjeshtë këtij rrugëtimi.