Zayn dhe Gigi, sërish bashkë

Zayn Malik dhe Gigi Hadid janë rikthyer sërish bashkë.

Pas u ndanë në nëntor të viti 2018 duket se çifti ka vendosur ti japë një tjetër mundësi njëri-tjetrit. Tashmë ata nuk e mbajnë të fshehtë faktin që janë kthyer bashkë pasi kanë filluar të dalin mbrëmjeve.

Dyshja u panë të shtunën në mbrëmje në New York City, ndërsa dolën për të festuar ditëlindjen e Zayn me motrën e Gigit, Bella Hadid, 23 vjeç, nënën e tyre Yolanda Hadid, 56 vjeç dhe me këngëtaren shqiptare Dua Lipa që aktualisht është në një marrëdhënie me vëllain e motrave Hadid.