Ylli i operës rezulton pozitiv me Covid-19: Kisha ethe dhe kollë

Ylli i operës, Placido Domingo gjatë analizave që ka zhvilluar rezultoi pozitiv ndaj Koronavirusit. Lajmin e ka bërë vetë ai të ditur nëpërmjet llogarisë së tij në “Facebook”.

“Unë e konsideroj si një detyrim moral të njoftoj se jam pozitiv me Covid-19. Familja dhe unë ndodhemi të gjithë në izolim për aq kohe sa të jetë e nevojshme”, shkruan ai. Domingo gjithashtu tha se aktualisht është në gjendje të mirë shëndetësore dhe vendosi të bëjë analizat vetëm pasi kishte ethe dhe kollë.
Tenori 79-vjeçar vitin e kaluar dha dorëheqjen si drejtor i përgjithshëm i Operës në Los Angeles pasi u akuzua për ngacmim seksual.