Yll Limani jep lajmin e shumëpritur: “Je ajo që erdhe e nejte shkurt në jetën tem”

Yll Limani nuk ishte edhe shumë aktiv me publikime të këngëve të reja sepse ai po përgatitej për diçka më të madhe.

Si gjithmonë, befasitë e bukura artisti i la për muajin e fundit të vitit.

Ai me anë të një postimi në llogarinë e tij në Instagram njoftoi se do të publikojë një mini-album apo EP.

Me një shkrim në postimin e tij, ai falënderon shoqërinë dhe familjen e tij për përkrahjen e madhe. Gjithashtu, zbuloi se ky album i dedikohet ‘asaj që e frymëzoi për të gjitha këngët”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Albumi që përmban 5 këngë plotësisht do të publikohet me 5 dhjetor.

Ai zbuloi edhe titujt e këngëve që janë: “Lshoja zanin”, “Qaj”, “Gënjeshtare”, “Vonë” dhe “Cka nëse”.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by YLL LIMANI (@ylllimani)

Prive.al