Xhensila Pere rrëfen takimin me Gabriel Garkon: Ishte mashkulli i ëndrrave deri në momentin që më dha dorën!

Nga Klotilda Harka/ Xhensila Pere dha një deklaratë e fortë për takimin para pesë vitesh me Gabriel Garkon, pasi ai rrëfeu seksualitetin e tij duke pohuar hapur: ”Jam gay”.

Në këtë intervistë për “Panorama Plus”, ajo rrëfen gjithçka hapur dhe pa dorëza në lidhje me televizionin si gënjeshtër e bukur, e servirur mjeshtërisht në një pjate argjendi…

Serish ngacmon fantazinë e publikut me kërcimin hot në ekran. Si ishte të shfaqje këtë talent si në kohën kur garoje “Dance With Me” para mijëra syve të shikuesve?

Kur kërcej provoj gjithmonë emocione të reja, dhe ndjehem sikur është gjithmone hera e parë. Kërcimi hot “lap dance”, ndoshta është një nga kërcimet që më rri më së miri, duke marrë parasysh karakterin tim dhe sensualitetin, që herë pas herë e tregoj edhe me foto. Dhe ky rikthim pas tre vitesh që nga pjesëmarrja ime “Dance with me” tregoi më së miri sa i merituar ka qenë ai çmim.

Nga “Dance with me” ç’përfitove më shumë përveç kupës, në aspektin e zhdërvjellësisë skenike që është një as nën dorë për një showgirl?

Sigurinë në skenë deri në pikën që mund të improvizoj. Ashtu si ndodhi tek “Dy bote”, duke arritur një sukses, madje madje duke e kthyer në një trend. E them këtë duke marrë parasysh që një javë më vonë, ky kërcim me po të njëjtën muzike, u realizua pra u kopjua nga një tjetër emision.

U bënë komente të ndryshme, madje ka nga ata që mendojne se s’duhet të arrihet deri në këtë pikë me hiperseksualizëm në ekran. Si do u përgjigjeshe?

Për keto lloj komentesh nuk ja vlen as të shpenzosh kohë e t’u kthesh përgjigje, pasi janë po këta komentues që ndryshojnë kanal nëse nuk ka një dozë të tillë nëpër emisionet që janë sot për sot në transmetim.

Ndërkohë ke bërë lajm këto ditë edhe me një një koment për personazhin e këtyre ditëve të vetëdeklaruar si gay, Gabriel Garkon. A mund të na e përshkruash si ishte takimi në “Miss Universe” 5 vite më parë, me një sekssimbol si ai?

Takim i mezipritur nga ana ime, por që rezultoi një zhgënjim. E dija që televizioni është një gënjeshtër e bukur, e servirur mjeshtërisht në një pjate argjendi, por nuk arrija dot të mendoja që mashkulli i ëndrrave të mia nuk ishte mashkull. Momentin që i kam dhënë dorën, më transmetoi direkt ndjesinë që nuk kishte tërheqje ndaj femrave. Aty ëndrra ime mori fund, pra sekssimbol-i m’u sfumua plotësisht.

Një dhënie dore zbuloi diçka, apo pe diçka tjetër që s’të pëlqeu gjatë pranisë së tij në “Miss Universe”?

Një nga arsyet e këtij sfumimi ishte dhe fakti i mungesës së rëndësisë nga ana e tij në paraqitje, duke treguar disi mungesë respekti ndaj Shqipërisë në radhë të parë. E më pas mungesë rëndësie për eventin e “Miss Universe Albania”, ku ishte i ftuari special.

Ke intuitën femerore për ta nuhatur seksualitetin e një mashkulli vetëm më nje prezantim? Po për shikimin e tij të mprehtë në filma ç’mund të thuash nga takimi live?

E thashë më lart që sapo i kam dhënë dorën e transmetoi atë ndjesi. Shikimi i tij prej seksimboli që kisha parë në ekran, ajo që kisha dashuruar nga debutimet e tij në filma, nuk ndjehej e aq më tepër të shihej.

Të kapi syri ndonjë flirt me ndonjë nga meshkujt e njohur që ishin prezent në “Miss Universe”, apo ishte thjesht indiferent edhe ndaj tyre?

Totalisht indiferent. Për sa i përket kohës së zhvillimit të eventit, ishte indiferent dhe në dhomën e tij deri në momentin e intervistës. Ndërsa më pas nuk isha me as entuziaste aq sa të shkoja dhe tek darka që u zhvillua me stafin dhe me të.

Duke pasur parasysh rastin e Gabriel Garkos, mendon se femrat apo djemtë e bukur janë destinuar për të qenë target i gjinisë së tyre?

Absolutisht jo! Nëse mundem ta quaj veten deri diku të bukur, nuk kam qenë asnjëherë target i femrave. Kështu që mendoj se është thjesht një orientim seksual i fituar me kohën, dhe deri diku edhe zgjedhje.

Ai e deklaroi seksualitetin e tij në një reality shoë. Si ish-lojtare e “Big Brother” ç’mendon për njohjet që bëhen në ekran si tek “Përputhen” për shembull?

Gjithmonë risitë në ekran tërheqin. Dhe po kështu dhe “Për’puthen” ka fillimet e veta dhe normalisht boom-in e tij. Ashtu si fillimet e “Big Brother”, ku katër edicionet e para ishin më të shikuara, dhe më pas vinte dhe sfumohej. Arsyeja, sepse më pas publiku arrin të kuptoje si funksionon dhe humbet interesin. E thënë pak me troç, unë nuk kam dalë e “fituar” nga dashuria në ekran, kështu që s’kam shumë për të thënë. E vetmja gjë që mundem ta them me siguri është që njeri nga të dy bën lojë.

Njihesh për vërtetësinë e deklaratave, kështu pas Alessia Bamit kë tjetër që shfaqet në ekran mund ta shigjetoje hapur?

Tanimë janë bërë trend, disa me zgjuarsi, shkathtësi, po ashtu dhe me profesionalistet, e disa të tjerë me gafat e tyre. Për sa kohe disa emisione janë kthyer në “Lounge Bar” të gjithë janë ok.

Të ka ndodhur të refuzosh ndonjë ftesë në ndonjë emision?

Kjo është një pyetje që gjithmonë kam dashur ta anashkaloj, por është momenti që të gjithë ta kuptojnë që unë nuk jam akoma pjesë e televizionit, si pasojë zgjedhjeje. Çdo fillim sezoni kam pasur oferta të ndryshme, por asnjë që të plotesonte 2-3 kërkesa që unë kam, nisur nga përbërja e deri tek pagesa.

Duket se jetën e shijon si një hare të vërtetë, po mund të sjellësh në mendje një aventurë jete që e konsideron vërtet sport ekstrem?

Nuk jam ndonjë natyrë sportive, por arrij të kthej në ekstrem gjithçka bëj.

/Panoramaplus.al