“Xhenk” kapet mat me të dashurën, ja kush është vajza krah aktorit turk

Aktori Alp Navruz, i njohur si “Xhenk” nga seriali “Mos ma lësho dorën”, është fotografuar së fundmi me të dashurën e tij.

Aktori ishte përpjekur gjatë kësaj kohe ta mbante lidhjen të fshehtë, por paparacët e kanë fotografuar teksa po bënte një shëtitje me një vajzë simpatike.

Kur pa që po e fotografonin, Alp Navruz i tha të dashurës të largohej. Ajo mbuloi fytyrën dhe u largua teksa kishte vendosur maskë dhe doreza.

Shumë shpejt mediat turke kanë zbuluar edhe identitetin e vajzës krah “Xhenkut”. Sipas mediave turke ajo është Miss Turqia 2009 Ebru Sam.

Modelja me origjinë gjermano-turke thuhet se është e dashura e aktorit. Vetë Alp Navruz ka preferuar të mos i komentojë lajmet për jetën e tij private./revistawho.com