Will Smith tregon sa në formë të keqe fizike është vetëm sepse do ndryshojë së shpejti

Aktori i famshëm Will Smith i ka habitur të gjithë me fotot dhe videot e fundit. Ai është shfaqur pa bluzë dhe me poza shumë për të qeshur, por me mesazh të qartë dhe të bukur: Jam në formën më të keqe fizike, por vetbesimi është shumë lart

E nëse shumë menduan se këto foto janë sensibilizuese për të pranuar gjithkënd ashtu siç është, e vërteta qenka ndryshe.

Will do realizojë një ndryshim drastik në fizikun e tij dhe gjithçka do ndiqet nga kamerat. Ndaj së shpejti, do njiheni me Willin e ri dhe të përmirësuar.
Jo se ky me bark është keq, por mesa duket aktori nuk është i lumtur me veten./revistawho.com