Wanda, mesazhi i kriptuar: “Duhet të kesh frikë nga një grua që është e lodhur së qëni e mirë”

Mes një pushimi në një tjetër, por mbi të gjitha nga një foto tek tjetra, Wanda Nara nuk resht së qeni misteriozë. Foto e fundit e publikuar nga bashkëshortja agjente e Mauro Icardi në Instagram ka bërë shumë të diskutohet. Jo për imazhin e postuar, që tregon shoëgirl-in argjentinase në pozë, por për frazën që e shoqëron: “Duhet të kesh frikë nga një grua që është e lodhur së qëni e mirë”. Me të ardhmen e bashkëshortit ende për tu përcaktuar, dikush ka hipotezuar se në shenjëstër të Nara ka qenë pikërisht Inter.

Kjo edhe për faktin se precedentët nuk mungojnë. Ish-kapiteni i Inter është larguar nga grumbullimi zviceran e nuk ka marrë pjesë në turneun në Azi. Për të stërvitje vetmitare në Appiano e ndërgjegjësimi se është jashtë projektit zikaltër. Për Wandën mbeten në dispozicion fotot dhe mesazhet dykuptimëshe. Si foto në plan të parë me sytë e lyer me të kaltër. Mesazh për tifozët e Napolit?