Vrasja me thikë në Durrës, kush është viktima dhe autori i dyshuar

Ilir Koçilja, 34-vjeç është autori i dyshuar i vrasjes në Durrës të Halil Kokës.

Koçilja i cili është shpallur në kërkim rezulton me precedent të mëparshëm penal.

34-vjeçari rezulton se është shoqëruar më parë pasi ka bërë sherr me komshinjtë për parkimin e makinës duke i dëmtuar makinën personave të tjerë.

Policia ka marrë në pyetje 7 persona deri më tani që kanë parë ngjarjen.

gazetatema.net