Vogue rendit Shqipërinë si vendin e parë për t’u vizituar, falë Dua Lipës

Kjo verë ka qene tepër e zjarrtë për këngëtaren shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa. Ajo ka shijuar në maksimum pushimet e saj, duke vizituar vende të ndryshme.

Në këtë mënyrë, Dua ka treguar për revistën e njohur Vogue, destinacionet e saj të preferuara të pushimeve nga ishujt e Greqisë deri te plazhet e Xhamajkës, ku padyshim të parin ka renditur Shqipërinë.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by DUA LIPA (@dualipa)

“Nga trashëgimia shqiptare, Dua Lipa pëlqen të shfrytëzojë sa më shumë verën në shtëpi. Një destinacion që thjesht pret të zbulohet, Shqipëria është e mbushur me plazhe sublime, shkëmbinj shkëmbor dhe fshatra tradicionalë, të gjitha këto mbeten relativisht të paprekura nga turizmi masiv”, ka shkruar Vogue për vendin tonë./abcnews.al