Vladimir Putin si Hamilton, nget “bishën e tij” në shoqërinë e pasagjerit special (VIDEO)

Presidenti rus Vladimir Putin është ulur për herë të parë në timonin e limuzinës së tij të re Aurus Senat. E ka bërë këtë duke patur në krah presidentin egjiptian, Abdel Fatah al-Sisi, si pasagjer special. Por dhe rruga që zgjodhi ka qenë e veçantë. Metrat e para me “bishën” e tij, Putin i bëri në pistën e Formula 1 në Soçi, aty ku një muaj më parë Lewis Hamilton fitoi Çmimin e Madh. Senati Aurus u konceptua si një makinë për elitën politike ruse, por një reagim pozitiv i publikut përshpejtoi punën në versionin “civil”, shkruan American Eye. Limuzina është mundësuar nga një motor 4.4-litërsh V8 i zhvilluar nga Porsche dhe instituti teknik rus NAMI.