Vidhet farmacia e gruas së Ylli Bakës

Mbrëmjen e djeshme qarkulloi me shpejtësi lajmi se farmacia e Rozeta Bakës, bashkëshortja e këngëtarit Ylli Baka ka rënë pre e grabitjeve.

Ngjarja ka ndodhur në Papër të Elbasanit, ku mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë arritur që të marrin medikamentet me një vlerë rreth 2.5 milion lekë të reja.

Mësohet se farmacia në Elbasan është grabitur 10 ditë më parë, dhe autorët kanë arritur të vjedhin të gjitha medikamentet, duke e lënë thuajse të zbrazur farmacinë.

Vlera e barnave të vjedhura shkon diku te 35 milion lekë të vjetra.

Sakaq, lidhur me këtë gjarje, ka reaguar ditën e sotme Policia e Elbasanit, duke dhënë informacion teksa bën me dije se “njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit”.

Elbasan – Në pergjigje te interesit te disa mediave, lidhur me lajmin për  vjedhjen e një farmacie, informojmë se:

Në datë 26.02.2020, në fshatin Papër, Elbasan, gjatë natës është vjedhur një  farmaci ku janë marrë medikamente me vlerë rreth 2.5 milion lekë.

Me marrjen e njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ka kryer të gjitha veprimet dhe materialet i kanë kaluar Prokurorisë për ndjekje të mëtejshme.

Vijon intensivisht puna për  zbardhjen e ngjarjes dhe vënien para drejtësisë të autorëve.

Njoftimi është publikuar në faqen zyrtare të Policisë së Shtetit.