VIDEO/ Shqiptari “tërbohet” pas ndarjes, tenton të përplasë me makinë ish të dashurën dhe e dhunon në mes të rrugës

Mëngjesin e djeshëm, një 49-vjeçar shqiptar tentoi të shtypte me makinë ish- të dashurën e tij me të cilën ishte në një lidhje prej më pak se një muaji.

Ngjarja ndodhi në zonën e këmbësorëve të Viale Aurelio Saffi në Novi Ligure, në provincën e Alessandrias.

Gruaja 43-vjeçare sipas mediave italiane donte la linte shqiptarin, i cili nuk e ka pranuar ndarjen. Ai e ka përndjekur me makinë dhe ka tentuar ta përplasë.

Ajo arriti t’i shpëtojë goditjes së makinës, por 49-vjeçari nuk është mjaftuar me kaq. Ai doli nga makina dhe shkoi ta godasë gruan pa mëshirë.

Disa kalimtarë kanë arritur të mbajnë atë dhe më pas kanë shkuar në vendngjarje forcat karabiniere të cilat kanë vënë në pranga shqiptarin.

gazetatema.net