VIDEO/ Luiz Ejllit i ndodh e papritura gjatë koncertit, këngëtari detyrohet të ndalojë performancën

Pas përfundimit të eksepriencës në “BBV” këngëtari i njohur Luiz Ejlli po korr suksese të një pas njëshme.

Së fundmi teksa ai po performonte në një nga koncertet e tij, një nga pjesmarrësve i ka rënë të fikët ndërsa artisti ka ndaluar për disa minuta muzikën në mënyrë që ti vijë në ndihmë personit.

E teksa gjendja shëndetësore e fansit u përmirësua, këngëtari shkodran vazhdoi sërish performancën.

Në videon e cila po bën xhiron e rrjetit duket qartë se veprim i Luizit u prit me duartrokitje dhe fishkëllimë nga fansat e ‘zjarrtë’ të tij, të cilët që pas pjesëmarrjes në këtë reality show e kanë mbështetur atë në çdo hap duke bërë që ai të shpallej fituesi i “Big Brother Vip 2”.

Luizi përveç suksesit dhe angazhimit në fushën muzikore ai gjithahstu është fokusuar edhe tek aktrimi pasi së bashku me Olta Gixharin janë protagonistët kryesorë të filmit “Në kuadër të dashurisë.