Vetëm 7 muaj martesë, ndahet aktorja e famshme turke!

Vetëm 7 muaj zgjati martesa e aktores së njohur turke Demet Ozdemir me Oguzhan Koç. Cifti, që lidhi kurorë në një dasmë madhështore në Stamboll gushtin e kaluar, nuk ishin parë më prej kohësh në publik dhe duket se tashmë kanë vendosur përfundimisht t’i ndajnë rrugët.

Dyshja nuk ia doli dot ta kapërcente krizën, pavarësisht se i dhanë një shans të dytë dashurisë së tyre, shkruan CNN Turk.

Bukuroshja 31-vjeçare dërgoi transportuesit për të marrë gjërat nga shtëpia ku jetonte me këngëtarin 37-vjeçar, dhe u transferua në shtëpinë e saj në Zekeriyakoy, ku jetonte kur ishte beqare, duke mbyllur kështu plotësisht martesën e tyre 228-ditore.

Tutje thuhet se ajo do të paraqesë në ditët në vijim kërkesën e saj të divorcit në gjykatë.“Është e vërtetë që prej një kohe nuk kemi mundur të realizojmë martesën tonë dhe kemi vendosur të divorcohemi. E dimë se ky vendim që kemi marrë në kuadrin e respektit dhe mirëkuptimit të ndërsjellë do të ndikojë edhe tek ne dhe familjet tona, ne po bëjmë çmos për ta kryer këtë proces në mënyrën më të ndjeshme, pa i mërzitur apo lodhur ata”, thanë dyshja në një deklaratë të përbashkët.Demet është duke shijuar aktualisht suksesin e radhës me serialin e ri “Adim Farah” përkah aktorit Engin Akyurek.

Bordo