Veprimi i parë që duhet të bëni kur zgjoheni në mëngjes!

Sipas nutricionistes Brigitte Zeitlin, ka diçka shumë të thjeshtë që duhet të bëni çdo ditë në mes të fazës “hapja e syve” dhe “mëngjesit”: Të pini ujë!

“Uji është një lëndë ushqyese thelbësore që trupi e kërkon. Ai luan një rol të madh në gjendjen tonë shpirtërore, peshën trupore, shëndetin e lëkurës dhe temperaturën e trupit.

Zeitlin gjithashtu bën thirrje që sasia e ujit të konsumuar të rritet tani që është edhe më nxehtë ose nëse jeni duke u stërvitur. Pirja e ujit në çdo kohë të ditës në përgjithësi është mjaft e shëndetshme për ju. Por pse duhet ta pimë që në mëngjes?

Brigitte i inkurajon klientët e saj të konsumojnë 1-2 gota ujë menjeëherë pas zgjimit për këto arsye: Ndihmon në rritjen e fuqisë së trurit. Ju jep një gjendje më të mirë shpirtërore. Ndihmon lëkurën. Ju bën të ndiheni më energjikë. Ju përgatit për të ngrënë mëngjesin.