“Vend që jep dashuri”, këngëtari italian Albano Carrisi tregon përshtypjet e para për Shqipërinë

I ftuar mbëmjen e sotme në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan, këngëtari i mirënjohur italian Albano Carrisi ka treguar më me detaje vizitën e parë që ka pasur në Shqipëri.

Artisti Albano Carrisi është shprehur se ka qenë i ati, ai i cili ka qenë në vendin tonë në një periudhë tragjike për Shqipërinë. Carrisi tregon se kur i ati i ka kërkuar që të vijë në Shqipëri është ndeshur me të gjithë bukurinë e vendit, por edhe me ashpërsinë e epokës për shkak të zgjedhjeve politike në vend.

Dardani: Cila ishte përshtypja jote e parë kur erdhe në Shqipëri?

Albano Carrisi: Babai im në një periudhë tragjike ka qenë këtu në Shqipëri dhe kisha dëgjuar prej gojës së tij shumë fjalë për Shqipërinë dhe kisha shumë kuriozitet që të vija. Kur babai më kërkoi që të vija këtu, zbulova bukurinë e këtij vendi dhe gjithë ashpërsinë e gjithë epokës për shkak të zgjedhjeve politike, por është një vend që e lejon veten që të jetë i dashur dhe të japë dashuri.

Dardani: Ti vjen shpesh në Shqipëri, çfarë është Shqipëria për ty?

Albano Carrisi: Unë jetoj përballë Shqipërisë. Kur hipi në tarracën time dhe bëj një të bërtitur, jehona e Shqipërisë kthehet mbrapsht.

Marrë nga tvklan.al