Vathët në veshët e të porsalindurës, ndjekësit “kryqëzojnë” në rrjet nënën e fëmijës

Një nënë, e cila menaxhon llogarinë në rrjetet sociale të vajzës së saj të vogël Lara, u bë mjaft virale pasi shpërndau një video ku tregonte se sa shumë kishte ndryshuar fëmija i saj pas katër muajsh. Në këto imazhe, në veshin e vajzës, Larës shihet një vath, teksa duket e mbështjellë me një batanije spitali.

Mamaja, e cila është nga Kolumbia është shprehur se neonatologët në spital i shpuan veshët Larës 2 ditë pasi kishte lindur duke shtuar se kur fëmijët janë 2-3 ditëshe nuk ndjejnë dhimbje si kur mbushin 1 vit apo 2.

“Kur janë dy-tre ditëshe, nuk ndiejnë dhimbje si kur mbushin 1 vit apo 2!”

Ajo pretendon se Lara as nuk reagoi ndaj shpimit duke thënë se lobet e veshit të foshnjave janë më të buta kur janë shumë të vegjël.

Kjo ka sjellë reagimin e ndjekësve, disa prej të cilëve kanë thënë se është një praktikë në disa vende të botës. Megjithatë, shumë njerëz janë shprehur kundër kësaj ideje. Shumë nëna ishin gjithashtu të shqetësuara për sigurinë e foshnjës.

“Do të kisha shumë frikë se do t’i dëmtonte shëndetin. Vajza ime ishte shtatë vjeç, dhe djali tetë vjeç kur shpuan veshët”.

“Më vjen mirë që nuk u detyrova t’i shpoja veshët fëmijës tim kur ishte foshnjë. Kjo duhet të jetë zgjedhja e fëmijës”, janë këto disa nga reagimet e ndjekësve në rrjetet sociale./tvklan.al