Varfërohet Getoar Selimi, me kostum të lirë në plazh

Ghetto Geasy njihet për stilin e veshjes së tij. Reperi pothuajse çdo herë zgjedh marka të njohura dhe goxha të shtrenjta për videoklipe por edhe për jetën e përditshme. Megjithatë, ai vishet me rroba që kanë çmim goxha të lirë. Teksa artisti po pushon në Barbados bashkë me gruan e tij Marinën, në njërën prej ditëve, ai zgjodhi një kostum të markës River Island – angleze, që komplet bën rreth 63 euro, shkruan Prive. Dhe ne themi se po i shkon shumë pavarësisht vlerës!