Vajza e Michael Jackson zbulon diçka që askush nuk e dinte për këngëtarin!

Paris Jackson kohët e fundit u përball me kritika nga përdoruesit në rrjete sociale, të cilët e vunë në shënjestër atë për mos postimin e një homazhi për babain e saj të ndjerë, Michael Jackson. 25-vjeçarja hyri në Instagram për të adresuar situatën. Ajo zbuloi se përdoruesit në internet kishin arritur deri në atë masë sa i kishin thënë që t’i jepte fund jetës së saj.

Në postimin e saj në Instagram, Paris shpjegoi se babai i saj, Michael Jackson, nuk e ka shijuar kurrë festimin e ditëlindjes së tij. Duke zgjedhur të mos postonte asnjë përmbajtje për të, ajo besonte se në fakt po i plotësonte dëshirën babait të saj.

“Ka pasur raste kur unë nuk postoj asgjë për ditëlindjen e babait tim dhe njerëzit çmenden”, tha Jackson.

“Ata më thanë të vras veten dhe në thelb po matin dashurinë time për babain bazuar në atë që postoj në Instagram”.

Këngëtarja vazhdoi të tregojë se babai i saj, i cili ndërroi jetë në moshën 50-vjeçare në qershor 2009 për shkak të arrestit kardiak, nuk i pëlqente fort ideja që njerëzit ta dinin ditëlindjen e tij.

Ai madje e kishte mbajtur të fshehtë ditëlindjen e tij nga fëmijët, sepse donte të shmangte çdo festë ekstravagante.

“Ai do të ishte 65 vjeç sot”, shtoi Paris. “Dhe ai vuri 50 vjet gjak, djersë, lot, dashuri dhe pasion për të bërë atë që bëri, në mënyrë që unë të ngrihesha këtu në skenë para jush dhe të bërtisja në mikrofon. Unë ia kam borxh gjithçka.”