Urgjenca e Genc Fugës dhe një zgjidhje për ne të tjerët

Nga Emirjon Senja

Urgjenca e aktorit Genc Fuga dhe gjetja e shpetimit te Spitali Amerikan dhe jo ne QSUT per shembull, mund te vleje si nje ngjarje qe te nxise debatin per menyren se si menaxhohen taksat tona!

Shteti yne i dashur, per dekada te tera merr taksat tona dhe nuk na i kthen ne sherbime baze, si shendetesia apo arsimi.

Ti paguan taksa si legen, madje edhe tatim te dyfishte, nese ke oreks apo nevoje per me shume se nje page (se keta tatojne me shume punen se oligarkine), pastaj per shkak se s’ka infrastrukture ne shkolla apo spitale publike detyrohesh qe te kurohesh ne spitale private dhe te shkollosh femijet ne shkolla jopublike.

Kjo nuk eshte zgjedhje, por detyrim per mijera familje ne Shqiperi, te cilet ne fakt shemben ne taksa gjate gjithe vitit dhe rrjedhimisht duhet t’u jepet mundesia ne shkolla dhe spitale publike cilesore.

Problemi nuk eshte pse nje shkolle private ofron ambiente me te mira apo pse nje spital privat ka nje aparature qe nuk e ka shteti.

Problemi eshte pse shteti nuk respekton qytetarin e tij per te mos ta detyruar te shpetoje koken apo te ardhmen e femijes te privati!

Zgjidhja?

Per cdo qytetar qe zgjedh privatin te subvencionohet kostoja e njevlefshme e sherbimit qe do te merrte ne shtet. Diferencen le ta paguaje vete. E njejta gje dhe per shkollat. Ndryshe s’ka kuptim kjo pune: Paguan taksa si legen per shtetin, pastaj kur te bie halli lutesh “Do Zoti ka privati krevate apo banka te lira!

Po na duket vetja si budallenjte me te medhenj ne bote se s’duan te japin zgjidhje lehtesisht te realizueshme.

Qe djersen tone te mos e haje ujku!