Ukraina publikon humbjet e ushtrisë ruse: Janë vrarë ose plagosur 9 mijë ushtarë dhe janë shkatërruar 217 tanke

Autoritetet ukrainase kanë përditësuar të dhënat mbi dëmet e shkaktuara ndaj forcave ruse.

Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës bën me dije se rreth 9 mijë persona, pjesë e personelit rus janë vrarë ose plagosur.

Gjithashtu bëhet me dije se forcat ukrainase kanë shkatërruar:

217 tanke

90 sisteme artilerie

31 helikopterë

30 avionë ose avionë të tjerë

Nga ana e saj, Rusia dha dje për herë të parë një numër specifik të viktimave që kishte pësuar nga lufta në Ukrainë, ku pohoi se 498 ushtarë rusë kishin vdekur dhe gati 1600 të tjerë ishin plagosur.

Vlen të kujtohet se qindra civilë kanë vdekur tashmë në konflikt, me paralajmërimet për një krizë humanitare që është vetëm në rritje.