U tall me të kur e rrëmbyen, Kozaku jep 3 mijë euro për t’i thyer gishtat këtij reperi

Kozak është reperi që merr vëmendje shumë shpesh me sh erret që ai bën. Së fundi janë publikuar disa video në Tik Tok ku ka kërcënuar një reper nga Kosova.

E gjithë kjo erdhi pasi sipas Kozak reperi në fjalë ishte tallur me të muaj më parë kur e kishin rrëmbyer dhe rrahur me pas në Tiranë.

Në videot e publikuara Kozak thotë se do të jap tre mijë euro për personin në fjalë dhe gjithashtu reperi është shprehur i ashpër kur ka thënë se do të ja thyej gishtat një nga një.

Gjithashtu Kozaku ka pranuar se e ka merituar që e kanë rrahur por që kjo nuk i jep të drejtë reperit nga Kosova të tallej me të.

E reperi nga Kosova është Nushi, ku edhe ai është kundërpërgjigjur. Nushi ka publikuar video e Kozakut, derisa në fund i përgjigjet reperi shqiptar duke i thënë se jo 3 mijë euro por as 100 mijë sdo i kryejnë punë kësaj radhe. “Kozi ti gabon shpesh por kësaj radhe ke gabuar rëndë” thotë ndër tjerash Nushi.