U rrëmbye me të dashurën, gjendet i vdekur Dj i njohur

Dj Koray Alpergin është gjetur pa jetë në një pyll në Essex të Anglisë. Dj turk, i cili ishte pronar i stacionit londinez Bizim FM, ishte raportuar i zhdukur bashkë me të dashurën e tij. Sipas asaj që raportojnë mediat e huaja, ata ishin rrëmbyer nga shtëpia e tyre në veri në Londrës.

Policia ka arrestuar tre persona pasi dyshohen për vrasje. Ndërkohë, e dashura e tij është gjetur pa lëndime fizike. Stacioni radiofonik Bizim FM postoi një fotografi të pronarit të tyre në rrjetet sociale me mbishkrimin: ‘RIP Koray Bizim’.

/abcnews.al