U përndoq mbi një vit nga djali maniak, Ina e “Përputhen” rrëfen torturën: S’dilja dot nga shtëpia, ndalonte dhe motrat

Një vit e gjysmë e përndjekur, Ina Kollçaku rrëfen si e largoi nga jeta e saj.

Ina Kollçaku ka rrëfyer historinë e sikletshme që është detyruar të kalojë disa kohë më parë, ku një mashkull i fiksuar e ka përndjekur për rreth një vit e gjysmë, duke ja bërë jetën të pamundur.

Në një intervistë për “Glamour Zone”, Ina e “Përputhen” ka treguar këtë episod të vështirë të jetës, ndërsa tregon që u detyrua ta kërcënojë me denoncim, që ai të zhdukej nga jeta e tij.

 

“Kam një histori me një stalker që më ndiqte kudo dhe më vinte edhe poshtë shtëpisë. madje kishte një vit e gjysëm që më shkruante në Instagram dhe unë s’i ktheja përgjigje fare. Dhe i kishte thënë dikujt që unë kam një vit e gjysëm që flas me Inën. Në fakt fliste me vete. I bëra një kërcënim, i thashë në qoftë se vazhdon do më duhet të të denoncoj dhe nuk e di si u zhduk, mjer asaj që i ka rënë. Nuk dilja dot nga shtëpia. Madje ka pasur raste që nuk shkoja dot në market sepse ai ishte poshtë pallatit. Dilnin motrat, ndalonte dhe motrat,”- u shpreh Ina Kollçaku.

R.L/Dosja.al