U kthye nga femër në mashkull, aktori trasgjinor flet për operacionin që i ndryshoi jetën: Më në fund e dashuroj veten time (FOTO)

Aktorja e famshme, Ellen Page, ka zbuluar së fundi se nuk është më femër! Fansat kanë mbetur të habitur nga deklarata e saj, ku ka zbuluar sekretin e jetës.

Page ka rrëfyer se në fakt se është transgjinor, i cili quhet Elliot. Tashmë ka vendosur që edhe emrin në “Instagram” ta ndryshojë, duke nisur tashmë një epokë të re në jetë.

Madje në postimin që ka bërë në rrjetet sociale, Pafe i ka kërkuar të gjithëve që t’i drejtohen me “ai” dhe falenderon këdo që e ka mbështetur në këtë rrugëtim të gjatë e të vështirë.

“Përshëndetje miq, dua të ndaj me ju se jam trans, më thërrisni me ai dhe emri im është Elliot. Ndihem me fat që po e shkruaj këtë, që kam arritur këtu. Jam mirënjohës për njerëzit që më kanë mbështetur gjatë këtij rrugëimi. Nuk mund ta përshkruaj sesa i lumtur jam që më në fund e dashuroj veten time ashtu siç jam. Jam frymëzuar nga shumë komunitete trans”, ka shkruar ndër të tjera Page.

Ndërkohë Page ka folur për herë të parë për operacionin i cili i ka hequr indet e gjirit për të prodhuar një pamje më mashkullore. “Ai operacion e ka transformuar plotësisht jetën time”, tha ai për revistën “Time”.

Aktori tha që kirurgjia nuk përcakton të qenit trans, por i siguroi atij liri nga “ferri total” që ishte puberteti dhe e lejoi atë që më në fund të njohë veten kur e shikon në pasqyrë.

Ndërkohë pas tre vitesh martesë me Emma Portner, dyshja ka nisur procedurat e divorcit. Emma dhe Elliot u kurorëzuan me martesë në vitin 2018.