U kapën mat, dy aktorët turq janë bërë çift

Demet Ozdemir dhe aktori me origjinë shqiptar Can Yaman janë aktorët kryesorë të serialit “Erkenci Kuş”, që po shfaqet aktualisht në Turqi. Prej disa javësh, mediat turke dyshonin se mes dy aktorëve kishte më shumë sesa miqësi, mirëpo ata hidhnin poshtë të tilla deklarata.

Por mbrëmjen e djeshme, Demet dhe Can u panë bashkë në një festë ditëlindjeje, teksa përkëdhelnin njëri-tjetrin. Sipas “Enn Magazine”, aktorët vallëzuan bashkë gjithë natën dhe dukeshin të pandashëm. Madje, aktorja shfaqet e shokuar kur mediat rozë e regjistrojnë teksa largohet së bashku me Can, shkruan IconStyle. Ajo çfarë i vuri kapakun kësaj historie, ishte fakti se dy aktorët u larguan me dy taksi të ndryshme, dhe në mes të rrugës u bashkuan dhe vijuan rrugën me një taksi.