U infektua me Covid-19 dhe takoi djalin, ish-gruaja denoncon Fabrizio Coronën

Paparaci i njohur italian, Fabrizio Corona, është infektuar me Covid-19 por duket se nuk i ka respektuar rregullat e izolimit.

Ka qenë ish-gruaja e tij që e ka bërë të ditur këtë gjë, e cila e ka denoncuar edhe në polici si rast. Nina shkruan në rrjete sociale se është detyruar ta lajmërojë policinë, për shkak se pasi ka marrë përgjigjen e tamponit Fabrizio nuk i ka respektuar rregullat, por ka dalë disa ditë duke takuar njerëz.

Madje ai ka ftuar në shtëpi edhe djalin e tij. Nina e ka me fakte sepse ai ka publikuar edhe foto me djalin.

Italia po njeh prapë rritje të frikshme të rasteve të reja dhe po ndërmerren sërish masa të ashpra.