Trejsi Sejdini në një lidhje me Don Xhonin? Ja postimet e modeles që ngritën edhe më shumë dyshimet

Prej dia ditësh, në rrjt po qarkullon lajmi se Trejsi Sejdini është në një lidhje me Don Xhonin.

Shkak janë bërë disa foto të publikuara nga “Telegrafi.com”, ku dyshja shfaqet duke darkuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

Ata shfaqen shumë të afërt, edhe pse janë ulur ballë për ballë në tavolinë.

Asnjëri prej tyre nuk ka reaguar në lidhje me këto foto, por prej disa ditësh “Miss Universe Albania 2018”, ndodhet në Prishtinë.

Megjithatë, postimi i fundit i bukuroshes në Instastory, i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.

Modelja ka postuar një video të vetes, teksa në sfond dëgjohet kënga e Don Xhonit.

Trejsi Sejdini është një ndër modelet më të komentuara shqiptare. Shpesh ajo është bërë pjesë e skandaleve në vendin tonë dhe sigurisht që nuk ka munguar as vëmendja mediatike.

E lodhur nga këto, Trejsi vendosi të largohej disa muaj më parë drejt Shteteve të Bashkuara, por prej kohësh ndodhet në Shqipëri teksa nuk mungojnë udhëtimet e shpeshta në Kosovë.

Ajo vazhdon të merret me modeling dhe në llogarinë e saj në Instagram nuk mungojnë fotot e shumta profesionale.