Tragjike/ Covid i merr jetën gazetares së njohur shqiptare, ç’shkruante ajo disa ditë më parë: “Qenka tmerr…”

Gazetarja e njohur nga Shkodra, me më shumë se 30 vite eksperiencë në media, Anila Dushi, ka ndërruar jetë në moshën 54 vjeçare nga Covid-19.

Ajo ishte shtruar prej disa ditësh në spitalin rajonal të Shkodrës, por nuk ka arritur dot ta fitojë betejën me jetën dhe ka ndërruar jetë ditën e sotme. Lajmin e hidhur e dha kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti.

“Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend. Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije. E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”, shkroi kolegu i saj në Facebook.

Në një postim të sajin disa ditë pas infektimit Dushi shkruante: Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka tmerr.