Tragjedi në futbollin brazilian, gjendet i pajetë talenti i portës

Ndërron jetë në mënyrë të papritur ylli i futbollit brazilian, Jian Kayo. Portieri 21-vjeçar i Ituano FC u gjet i pajetë në shtëpinë e tij për shkaqe ende të paditura. Në një komunikatë, klubi thekson se portieri ka ndërruar jetë në datën 18 shkurt kur edhe është gjetur në banesën e tij.

Talenti i portës u bashkua me Ituanon në vitin 2021 dhe rrëmbeu menjëherë vëmendjen për shkak të paraqitjeve shumë të mira me fanellën e skuadrës së 20-vjeçarëve. Gjatë këtij viti ai ishte bashkuar me skuadrën e parë dhe konsiderohej një nga emrat e radhës që mund të eksportohej nga Brazili drejt futbollit europian.

21-vjeçari i lindur në Parana e nisi karrierën me të rinjtë e Sao Paolos. Klubi thekson se gjatë ditëve të ardhshme do të japë informacione rreth shkaqeve të vdekjes.