Tom Hardy fotografohet pranë mikeshës së tij duke shëtitur, ndërkohë Britania ka hyrë në muajin e izolimit

Tom Hardy është fotografuar pranë një prej mikeshave të tij duke shëtitur. Paparazët kanë ndjekur dyshen pë disa minuta dhe duket se pasditja e aktorit ka kaluar këndshëm.

Në Britani sapo ka nisur edhe muaji i izolimit për masat e ndërmarra kundër Covid-19.

Sipas mediave vendase, personazheve publikë, u lejohet të shëtisin me një person të jashtëm, nëse respektojnë rregullat e distancimit fizik.

Duket se edhe ylli i ‘Venom’ ka ndjekur rregullat me përpikmëri për të mos rrezikuar askënd.

Kujtojmë se aktori është i martuar me Charlotte Riley prej 2014-ës dhe është baba i dy fëmijëve./revistawho.com