Një vajzë 23-vjeçare, Ille Gjuni, denoncoi vjehrrit e saj në policinë e Durrësit dhe i akuzoi se i kanë rrëmbyer djalin e mitur 3 vjeç. Ajo tha se pas vdekjes së të shoqit në aksident automobilistik, e dërgonte djalin te gjyshërit, por pas vizitës të gjyshërit nuk e kthyen më tek e ëma. Me lot…
Lexo me shumeNjë “BajramParty” i madh do të mbahej me 13 prill në Zvicër ku do performonin emra të njohur të muzikës shqiptare, por ka dështuar. Kjo pasi policia zvicerane ka hyrë në kontroll duke arrestuar këngëtar të njohur të skenës muzikore. Gazeta Insajderi përmes burimeve të sigurta ka mësuar se të arrestuarit janë: Sinan Vllasaliu, Soni…
Lexo me shumeEdmond Lajqi nga Peja vrau një ditë më parë gruan e tij me armë zjarri. Një ditë pas kësaj ngjarje të rëndë, siç raportojnë mediat në Kosovë, ndërroi jetë e ëma e të dyshuarit, Zyrafete Lajqi. Nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë. Ngjarja shkaktoi reagime të shumta në opinionin publik. Ndaj Edmond Lajqit është…
Lexo me shumeTërmeti 3.6 ballë i orëve te para të mëngjesit të ditës së sotme me epiqendër në Bubq ka ngjallur sërish frikën tek qytetarët.
Por sizmologu Llambro Duni në një intervistë për News 24 ka thënë se nuk ka asgjë për tu shqetësuar, sepse janë pas lëkundje normale.
Duni thekson se tërmet me magnitudë më të lartë nuk do të ketë, por me magnitudë më të vogël po.
“Është në kuadrin e pas lëkundjeve. Tërmeti i 26 nëntorit, në madhësinë që ka pasur, do të shoqërohet me pasgoditje, që do të vazhdojnë për disa muaj. Kjo e natës së kaluar është e kësaj natyre, kështu që mendoj se nuk ka vend për t’u shqetësuar. Kjo ngjarje e fortë do të pasohet me ngjarje shumë herë më të vogla, ndonjëra prej të cilave edhe do të ndihet. Jam i bindur që nuk do të ketë ngjarje me magnitudë më të lartë, do të ketë ngjarje me magnitudë më të vogël”, tha sizmologu.