Teleshikuesja zbulon se moderatorja amerikane ka tumor në gjendrat tiroide, gazetarja: Nëse nuk do të merrja atë email, kanceri do të përhapej

Ngjarja ndodhi gjatë muajit qershor kur një grua e pa Price në TV dhe vërejti një kokërr të dyshimtë në qafën e saj. Gruaja menjëherë i shkroi email Victoria’s.

Një moderatore amerikane është diagnostikuar me kancer pasi një shikuese pa një kokërr në qafën e saj dhe e paralajmëroi që mund të ishte tumor.

Victoria Price shkroi në Twitter që do ti nënshtohej operacionit për të hequr tumorin nga gjëndrat e saj tiroide.

Ngjarja ndodhi gjatë muajit qershor kur një grua e pa Price në TV dhe vërejti një kokërr të dyshimtë në qafën e saj. Gruaja menjëherë i shkroi email Victoria’s.

“Përshëndetje, sapo e pash lajmin tuaj. Ajo që më brengosi është një kokërr në qafën tënde. Të lutem kontrollojë gjëndrat tua tiroide. Ma kujtoi qafën time. Në rastin tim doli të jetë kancer. Kujdesu për veten,” tha gruaja e cila kishte vendosur gjithë këtë tekst në titullin e emailit.

Price tha se ishte i dashuri i saj që e kishte shtyrë të caktonte një takim te mjeku.

“I dashuri im, i cili i di tendencat e mia për të zvogëluar gjërat dhe për të menduar që jam e pamposhtur, më shtyri të marr telefonin dhe të thërras doktorin për të caktuar një vizitë. Nëse nuk do të merrja atë email, kurrë nuk do të vizitohesha nga doktori. Kanceri do të përhapej më shumë. Është një mendim shumë shqetësues. Gjithmonë do të jem falënderues ndaj gruas që më shkroi emailin.”

Ajo iu nënshtrua një operacioni për të hequr tumorin dhe disa nyje limfatike dhe për fat të mirë kanceri ishte përhapur në një masë të kufizuar. Tani ajo do të duhet t’i nënshtrohet trajtimit të mëtejshëm por më e keqja duket se ka kaluar.

(A.B)/Dosja.al