Të gjithë të çmendur pas Lenit, vajza bukuroshe e Heidi Klum dhe Flavio Briatore (që ka tre baballarë)

Modelja e famshme në të gjithë botën, Heidi Klum ka dalë në kopertinën e “Vogue Germany” me vajzën e saj 16-vjeçare, e cila do ndjekë rrugën e nënës së saj.

Krah fotos nag kopertina të publikuar në profilin e saj, modelja ka shkruar ndër të tjera sa krenare ndihet për vajzën, e cila po ndjek rrugën e saj. “E di që nuk ke pasur fatin të rritesh si një vajzë normale prej meje, por fundja asgjë nuk është normale”, ka shtuar Heidi.

Leni Klum (emri i vërtetë i së cilës është Helene Boshoven Samuel), është 16 vjeç dhe ka 3 baballarë. Do thoni ju si është e mundur?

Leni është vajza e Flavio Briatore, që pak para se vajza e tij të vinte në jetë u nda nga Heidi. Pas disa muajsh, Klum nis lidhje të re me Sealwho, një këngëtar i njohur, që e adopton Lenin me të drejta të plota. Edhe ky raport mori fund në një pikë të caktuar dhe në 2018-ën, supermodelja dashurohet me Tom Kaulitz, me të cilin u martua në 2019-ën, duke e bërë atë babain e tretë të vajzës së saj.

Një familje moderne si kjo mund të jetë edhe strehë e lumtur për një vajzë të re, këtë e vërtetoi Heidi./revistawho.com