Tayna rikthen Flori Mumajesin me zë e me figurë, zbuloni si u krijua “Magdalena”

Tayna dhe Flori Mumajesi janë bërë bashkë për ‘Magdalena’ kënga më e re e dyshes dhe bashkëpunimi i parë mes tyre, një produksion i Cricket, këngë me melodi e vargje nga Endrit Mumajesi (Muma) në bashkëpunim me Florin e Taynën.

Taynën e pamë shumë ndryshe në këtë këngë, pak më larg repit të fuqishëm që ka realizuar më së shumti. Në krah të Florit, kësaj here pamë një Taynë më romantike që këndon për dashurinë. Ndërsa Flori u shfaq pas më shumë se 1 viti shkëputje.

Gjatë gjithë kësaj kohe, kantautori ka publikuar vetëm një klip me titullin ‘Dhemb’ që e riktheu në treg, por vetëm si audio e jo me figurë. ‘Magdalena’ më në fund u nxori mallin fansave për Florin. Fabula e këngës flet për ndjenjat edhe pas ndarjes, dhe dukshëm është xhiruar javët e fundit pasi pak prapaskena i kemi parë në ‘Instagram’.

Për më tepër nga klipi kuptojmë se është xhiruar jashtë në temperatura të ulëta, me shumë gjasa në Kosovë. Gjatë ditët së djeshme, ata paralajmëruan publikimn e klipit me postime dedikuese për njëri-tjetrin, duke i shoqëruar emrat dhe një zemër.