Skafi që alarmoi 3 shtetet, gjendet i djegur

Skafi që alarmoi mbrëmjen e së martës policinë e 3 shteteve, Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë është gjetur i djegur pas afro 9 orësh kërkimi në zonën e Godullit, në Adriatik të Kurbinit.

Policia njofton se rreth orën 05:30, në derdhje të hidrovorit të Adriatikut, në breg të detit u konstatua nga shërbimet e Policisë, një mjet lundrues, duke u djegur. Deri me tani nuk është konstatuar asnjë person apo send i kundërligjshëm dhe se po behet krehja e zonës.

Skafi po ndiqej nga mbrëmja e kaluar nga Guardia di Finanza dhe Policia Shqiptare, pasi dyshohej se ishte e ngarkuar me kanabis.

Tv Klan