Situatë alarmante, infektohet me koronavirus gjatë provimeve të maturës mësuesja

Në 24 orët e fundit, janë konfirmuar me koronavirus dy raste të reja në Mirditë. Sipas “ABC News”, bëhet fjalë për një mësuese gjimnazi dhe një djalë të ri.

Dyshohet se mësuesja është infektuar gjatë provime të maturës. Ndërkohë, rasti tjetër ndodhet në fshatin Tarazh dhe nuk dihet se ku e ka marrë koronavirusin.

Deri më tani në vendin tonë janë konfirmuar pozitivë me koronavirus 3038 të infektuar mes të cilëve 81 kanë humbur jetën dhe vijojnë të jenë aktivë 1213 persona.