Si dy motra, Keisi prezanton të ëmën e saj

Keisi është partnerja e reperit Stresi, e cila është kthyer në një personazh mjaft të njohur të showbiz-it shqiptar.
Keisi është shumë aktive në rrjetet sociale. Në intervista të ndryshme, mamaja e Stresit ka treguar marrëdhënien e mirë që ka me Keisin, të cilën e cilëson si vajzën e saj.
Por së fundmi, Keisi ka vendosur të prezantojë për herë të parë mamanë e saj me ndjekësit. Ajo ka publikuar një foto me të ëmën në ditën e nënave.
“Bekimi im më i madh! Gëzuar ditën e nënave mami! Ti je bota ime”, ka shkruar Keisi në foton me të ëmën, të cilat duken si dy motra.