Shumë romantik, Romeo i bën surprizën e këndshme Jonidës

Jonida Maliqi dhe Romeo Veshaj janë një nga çiftet më të njohur të showbiz-it shqiptar, të cilët janë mjaft të komentuar në media.

Ata nuk i kursejnë fotot dhe videot së bashku në rrjetet sociale, ku publikojnë momentet e bukura që kalojnë bashkë.

Së fundmi, këngëtarja ka zbuluar edhe anën romantike të partnerit të saj. Romeo e ka surprizuar Jonidën me një buqetë me trëndafila të kuq.

“Javë të bukur. Të dua”, i ka shkruar Romeo Jonidës në pusullën që i ka shkuar bashkë me tufën e luleve.