Shpërthen në lot Olta Boka, çfarë ndodhi në natën e 13 të Gjeniu i Vogël

Gara ka arritur në kulminacionin e saj në “Gjeniu i Vogël” në Vizion Plus. Vëtëm 2 javë nga finalja dhe në skenë po ndodh gjithçka, emocione, garë, debate madje ka edhe lot. Performanca e djeshme e vogëlushes Ea Zoga, solli një prej hiteve shqiptare që mban autorësinë e Adi Hilës e Pandi Laços, interpretuar mjeshtërisht nga Olta Boka në Eurovizion, “Zemrën e lamë peng”. Një e papritur e këndshme për këngëtaren tashmë në rolin e anëtares së jurisë, e cila nuk i kurseu lotët dhe emocionet. Ashtu sikurse ka ndodhur në çdo javë, edhe performanca e djeshme e Ea Zogës erdhi e plotë dhe mori vlerësimet maksimale të jurisë.

“Unë me këtë këngë kalova në natën finale të Eurosong, ndërsa ti do ta kishe fituar këtë kompeticion me këtë interpretim”, u shpreh ndër të tjera e emocionuar Olta Boka në komentet e saj për Ea.

Temperatura tashmë është ngritur në Edicionin e 8 të “Gjeniu i Vogël” në Vizion Plus dhe diferencat mes konkurrentëve janë thuajse të papërfillshme. Në këto kushte do të mjaftonte një gabim fare i vogël për të të hequr të drejtën e pjesëmarrjes në finalen e 28 Qershorit në Vizion Plus.